Ishte në“Javën e Modës” në Paris, ja se si duket në rrugët e qytetit Jennifer Lopez!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithë sytë te Jennifer Lopez, diva e muzikës pop vesh xhaketën me 7000 petale trëndafili!

Jennifer Lopez dukej magjepsëse, teksa doli me një pallto leshi dhe syze dielli  për “Javën e Modës” në Paris të hënën. Këngëtarja 54 vjeçare, mahniti të gjithë teksa u shfaq duke ecur në qytet. Jennifer veshi një palë pantallona të bardha të gjera dhe një xhaketë e leshit ngjyrë kafe dhe kremi. Aksesorët gjithashtu nuk mungonin në paraqitjen mbreslënës të yllit të muzikës.

Rikujtojmë se vetë një ditë më parë, diva e muzikës pop Jennifer Lopez ishte në qendër të vëmendjes. Kjo si pasojë e Javës së Modës në Paris. Artistja u shfaq me flokët të prera në stil “bob”, veshur me golf të bardhë, streçe të zeza dhe një xhaketë me 7000 petale trëndafili të bardhë natyral. Çanta dhe syzet ishin detaje që gjithashtu u komentuan.

Rikujtojmë gjithashtu se J.Lo zbuloi së fundmi se ajo dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck po vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike. Këngëtarja, e cila aktualisht po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ardhshëm, “This Is Me Now”, i cili do të dalë më 16 shkurt, zbuloi në një intervistë me Variety, se filmi i ri i lidhur me albumin do të dokumentojë historinë e saj të dashurisë me Ben Affleck.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49079 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE