Kupa e Shqipërisë rikthehet nesër me turin e 1/8-ave!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kupa e Shqipërisë rikthehet nesër me turin e 1/8-ave!

Kupa e Shqipërisë 2023/2024 do të rikthehet ditën e nesërme me ndeshjet e fazës së 1/8-ave. Të tetë takimet do të luhen në një ditë dhe ndeshjet pritet që të nisin në dy orare e që janë 13:00 dhe 17:00.

Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante, ku garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023. Të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe skuadrat që do të kualifikohen për në çerekfinale do të vendosen nesër.

Në orën 13:00 do të luhen gjashtë takime. Kryesuesit e “Abissnet Superiore”, Egnatia do të përballet me Lushnjen ndërsa në fazën e 1/8-ave, Partizani do të luajë me Apoloninë. Në këtë fazë, Tirana ka si kundërshtar Korabin.

Ndërkaq, një takim i fortë është ai mes dy skuadrave të “Abissnet Superiore”-s, Laçi-Dinamo. Në të njëjtën orë do të luhen edhe dy sfida të tjera që po ashtu premtojnë spektakël e që janë Kukësi-Elbasani dhe Erzeni-Bylis.

Dy sfidat e tjera të Kupës së Shqipërisë do të startojnë në orën 17:00. Vllaznia pritet që të përballet me Flamurtarin e në orën 17:00 do të luhet edhe një tjetër takim shumë i fortë mes dy skuadrave të “Abissnet Superiore”-s, sfida Teuta-Skënderbeu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49837 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE