Lëvizje e lirë për punëtorët, nga 1 marsi pa barriera mes Shqipërisë, Serbisë e RMV!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lëvizje e lirë për punëtorët, nga 1 marsi pa barriera mes Shqipërisë, Serbisë e RMV!

Punëtorët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të lëvizin lirshëm drejt këtyre vendeve, duke nisur nga muaji mars.

Tri drejtuesit e shteteve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçesvski kanë firmosur në Shkup protokollin që lejon hapjen e tregut të përbashkët.

Nisma që do të bëhet aktive nga data 1 mars, përfaqëson një  treg krejtësisht i lirë i punës në vendet e Ballkanit të Hapur, si një mundësi për krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi për kompanitë vendase dhe të huaja.

Ballkani i Hapur ka sjellë ndasi opinionesh në qarqet politike dhe ato ekonomike, megjithatë ky protokoll shihet edhe si një alternativë për të kapërcyer problemin e mungesës së fuqisë punëtore dhe për krijimin e një tregu pune me 11 milionë banorë.

Vendet e rajonit kanë firmosur edhe marrëveshje në fushën e arsimit, bujqësisë, shëndetësisë dhe energjisë, në kuadrin e Ballkanit të Hapur, nismë të cilës, Kosova ka refuzuar t’i bashkohet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49288 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE