Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, parashikimi i motit për ditën e sotme

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.

Era pritet të fryjë në orët e mëngjesit juglindje 1-5m/sek, nga orët e mesditës era ndryshon drejtim dhe pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina nga orët e mesditë fiton shpejtësi 10-14 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zona malore  -7 deri 6°C

-në zona e ulëta -1 deri 16 °C

-në zona bregdetare 3 deri 17°C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50395 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE