Rrëzimi i skelës me dy të plagosur në Tiranë, pranga inxhinierit dhe dy punëtorëve!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëzimi i skelës me dy të plagosur në Tiranë, pranga inxhinierit dhe dy punëtorëve!

Arrestohen inxhinieri dhe dy punëtorë të pallatit në ndërtim në Tiranë ku dje rrëzimi i një skele plagosi dy kalimtarë. Të dëmtuar mbetën një 70-vjeçar dhe vajza e tij 45-vjeçe që po kalonin në zonë, në Bulevardin “Gjergj Fishta”. Dje në informacionin paraprak të policisë lidhur me atë që ndodhi, thuhej:

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar dy shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K.S., dhe punëtorët N.S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49079 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE