Fshehu pasurinë, gjyqtari Ardian Hajdari shpallet fajtor dhe dënohet me 1 vit burg!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fshehu pasurinë, gjyqtari Ardian Hajdari shpallet fajtor dhe dënohet me 1 vit burg!

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Ardjan Hajdari, është  shpallur fajtor për fshehje e pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg.

Por dënimi i Gjykatës së Posaçme u pezullua dhe iu konvertua në 2 vite shërbim prove. Ish-gjyqtari i Kolegjit të Apelimit u pezullua nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022.

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) Ardian Hajdari u akuzua nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.

Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.

Në shkurt të këtij viti, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari, u pezullua nga detyra, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e “Mosdeklarimit të të ardhurave” dhe “Deklarimit të rremë të pasurisë”.

Ai dyshohet se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e avokatit, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur siç detyron ligji.

Ardian Hajdari është i dyshuar për probleme me deklarimin e pasurisë, pikërisht një nga shkeljet që më së shumti kanë nxjerr nga sistemi dhjetëra magjistratë.

I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra.

Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE