“Mund të dorëzohet dhe të kërkojë të dalë…”/Qetsor Ferrunaj komenton lojën e njërës prej banoreve të “BBV”!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mund të dorëzohet dhe të kërkojë të dalë…”/Qetsor Ferrunaj komenton lojën e njërës prej banoreve të “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike fituesi i edicionit të dytë të “BB”, Qetsor Ferunaj. Si po i duket ky edicion i tretë i “BBV” Qetsorit?

Mendoja që “BBV 2” do të ishte i pathyeshëm por këta të treshit janë futur me shpejtësi, diskutime, ndarje territoresh, janë futur në lojë me të gjitha format. Duhet thënë se trysnia aty brenda, fakti që nuk ke kontakte me njerëzit e afërt jashtë është një gjë që kur je jashtë nuk e parashikon por aty brenda të ndikon jashtëmase por që është një shenjë sociale e mirë. Kemi disa fenomene sociale mes banorëve që do të kenë efektin e tyre.

Situata mes Ledjonës dhe ish-bashkëshortit të saj, si e komenton Qetsori?

Mendova që Ledjona do të kishte një sjellje jo të sinqertë. Ndoshta ish-bashkëshorti i saj ka pakënaqësitë e veta. Ledjona duket që po kalon momente të vështira. Mund të dorëzohet dhe të kërkojë të dalë, mund të ketë një betejë të brendshme që mund ta bëjë të gabojë me kundërshtarët ose do të dalë jashtë loje. Unë mendoj se do të shkojë në finale.

Debati Ilnisa-Ledjona?

Duan të faktorizohen, kanë pakënaqësi por nuk e shoh aq të agravuar situatën mes tyre. Mesazhi i ish-bashkëshortit e ka futur në kaos Ledjonën me të gjithë banorët. Nuk e shoh serioze ose problematike konfliktin me njëra-tjetrën.

Konflikti Juli-Egla?

Mund të ngelet problematikë personale mes tyre. Juli di t’i zgjidh këto gjëra. Aty ndikon edhe malli, izolimi që jep efekte të jashtëzakonshme. Distancimi i menjëhershëm krijon një problematikë të madhe në kokë dhe shfaqet gjatë ditës me sjellje. Shpresoj që Juli të gjejë mënyra për ta trajtuar mirë këtë situatë.

Personazhi që Qetsori ka më shumë përzemër?

Romeo po i trajton mirë situatat, pati një fërkim më shumë seç duhet me Rozën por po e menaxhon mirë veten. Duhet të jetë më shumë në aksion por gjithsesi edhe fakti që po e merr shtruar i jep një ndihmë për të njohur edhe dinamikën e shtëpisë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE