Sondazhi i TAR/Cili nga banorët mendonin ndjekësit tanë se do të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP“?!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Cili nga banorët mendonin ndjekësit tanë se do të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP“?!

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë që prej nisjes së edicionit të tretë, dinamikat në shtëpi janë të shumta, teksa banorët janë përfshirë në debate dhe situata të ndryshme. Nga ana tjetër, Alfio, Gabriele, Gazmendi, Hedi dhe Meri ishin 5 banorët që ishin të nominuar për këtë javë dhe votat e publikut kanë vendosur se cili prej tyre do të shpëtojë, e cili do ta ndërpresë këtu rrugëtimin.

Alfio ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, i cili bëhet kështu i pari banor që eliminohet nga votat e publikut. Gazi ishte i pari ai që shpëtoi, ndërsa i dyti Gabriele, me Alfion që lë kështu shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pak ditë më parë ne ngritëm një sondazh në faqen tonë të WEB-it, ku pyetëm ndjekësit tanë se cilët nga 5 banorët mendonin ata se do të linte shtëpinë. Përgjigjet ishin këto: Gabriele ka marrë shumicën e votave, përkatësisht 65%, pas tij vjen Alfio me 12%, Gazmend me 11%, Meri 7% dhe Heidi 5%.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e WEB  të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen “Cila nga banoret e nominuara mendoni se do të lërë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ këtë javë?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE