Aksident tragjik në Shkodër, përplasen dy automjete, humb jetën një 4-vjeçar

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident tragjik në Shkodër, përplasen dy automjete, humb jetën një 4-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur në Shkodër.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjetet në aksin “Shkodër-Velipojë”.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE