Avokatja e Popullit apelon: Vlerësimi për gratë, jo nisur nga seksualiteti!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Avokatja e Popullit apelon: Vlerësimi për gratë, jo nisur nga seksualiteti!

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca ka adresuar sot në rrjetet sociale një thirrje të fortë për ndryshim dhe sensibilizim të shoqërisë në lidhje me dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Përmes përdorimit simbolik të “Ditës Portokalli,” ajo ka apeluar për më shumë vëmendje dhe sensibilizim ndaj kësaj çështjeje serioze.

Postimi i plotë:

Në kuadër të fushatës UniTE të Kombeve të Bashkuara, data 25 të çdo muaji promovohet si “Ditë Portokalli”, si një ditë për të ndërgjegjësuar dhe marrë masa për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

🧡 Portokallia si një ngjyrë e ndezur që përthith vëmendje por edhe optimiste, nënkupton një të ardhme pa dhunë ndaj tyre.

Gratë dhe vajzat tona janë aseti më i çmuar i këtij vendi. Mjaft më me sjelljet dhe gjuhën seksiste! Mjaft më me trajtimin e tyre si pronë dhe si objekt seksi! Mjaft më me promovimin e martesave të hershme!

Shoqëria, familja, komuniteti nuk mund të humbasin më gra dhe vajza nga dhuna dhe femicide.

Zgjohu shoqëri, respekto të drejtat e grave dhe vajzave, të drejta që i zotërojnë që nga lindja e tyre.#Dita Portokalli, data 25 çdo muaji, për një të ardhme pa dhunë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE