Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në bregdet hera-herës arrin shpejtësi deri 11 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -4/6°C;

Në zonat e ulëta -1/16°C;

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE