AMP-ja merr vendimin, procesi i vetting-ut shkarkon nga detyra Thodhori Gravanin!

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
AMP-ja merr vendimin, procesi i vetting-ut shkarkon nga detyra Thodhori Gravanin!

Agjencia e Mbikëqyrës Policore ka vendosur të moskonfirmojë në detyrë Thodhori Gravanin, kjo ka ndodhur përmes procesit të vetting-ut.

Ai mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa sot është marrë vendimi për të.

“Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi sot, më datë 26.01.2024, seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Thodhori Gravani, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në përfundim të seancës dëgjimore, Trupa e Vlerësimit vendosi moskonfirmimin në detyrë të subjektit z.Thodhori Gravani”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Trupës së Vlerësimit do të publikohet në faqen zyrtare brenda 15 ditëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE