Kylie Jenner shkëlqen në ‘Javën e Modës‘ në Paris! Bukuroshja u vesh me një fustan të tejdukshëm…

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kylie Jenner pranon se ka bërë operacione plastike: Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë në fytyrën time…

Kylie Jenner vazhdon të tërheq vëmendjen e fansave të shumtë me bukurinë dhe postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ndau disa fotografi ku tregon se ka shijuar një natë mbreslënëse në Paris. Bukuroshja, e cila së fundmi u shfaq me një pamje të re, postoi një sërë fotografish seksi për fansat e saj në Instagram Story. Flokët e saj, të stiluar në trendin ‘wet look’, vareshin mbi fytyrën e saj të bërë në mënyrë perfekte, ndërsa ajo mbante vetë kamerën. Ylli shkëlqeu në një fustan të tejdukshëm me temina që ngjitej pas linjave të saj, teksa kalonte pranë fansave të saj që brohorisnin për të.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, kanë qarkulluar lajme se Selena Gomez ka qenë duke bërë thashetheme për Kylie Jenner pas një takimi në Golden Globes që u bë virale mes Gomez, Taylor Swift dhe Keleigh Sperry. Treshja ishin ulur së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe dukej se po flisnin për shumë tema të ndryshme, duke përfshirë Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner, pak pasi Swift u bë subjekt i një shakaje nga prezantuesi Jo Koy. Një video tregoi Sperry duke thënë: “Me Timothee?”, me sa duket duke iu referuar aktorit të filmit “Wonka” dhe të dashurës së tij, ndërsa Swift hap gojën në mënyrë të habitur për çdo gjë që thuhej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49582 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE