Armaldo Kllogjeri nuk kursehet për banorët e “BBV3”: Duan të bëhen meme…

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armaldo Kllogjeri nuk kursehet për banorët e “BBV3”: Duan të bëhen meme…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, i ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte Armaldo Kllogjeri, një nga ish-banorët më të komentuar të sezonit të kaluar të Big Brother. Por si është shprehur Armaldo lidhur me “BBV3”?!

Ky Big Brother ka filluar me një eufori të madhe, por ata kanë në mendjen e tyre fokusin e evidentimit si personazh, por jo të evidentimit se çfarë bëjnë ata si personazh. Këto gjëra duhen ndarë, sepse mendoj që ata e dinë se nëse një fjalë thuhet e rëndë, bëhet meme. Këtu ata janë të përqëndruar te vëmendja, sesa te karakteri… Mendoj që nuk është kjo loja e duhur…

Qëndrimi duhet të jetë momental. Sepse jemi në një shtëpi nuk mund të mbajmë hatërmbetje gjatë… Lisi është një personazh. Duke qenë një gazetar ai ka një bagazh dhe një elokuencë shumë të mirë. Atij i mungon pjesa e të qënit më tepër aktiv, alegria që ai bën, kam përshtypjen se ai situatat humoristike i krijon që të tërheqë njerëz dhe t’i bëjë për vete. Në mendjen e tyre është bota e memeve. Çdo gjë duhet të vijë natyrale…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48671 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE