Këta janë 4 finalistët e “Big Brother VIP Kosova”

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këta janë 4 finalistët e “Big Brother VIP Kosova”

Mbrëmjen e djeshme u shpallën finalistët e “Big Brother VIP Kosova”.

Edona James ishte e para nga konkurrentët që iu përmend emri si finaliste.

I dyti që siguroi një biletë për në finale ishte këngëtari rugovas, Blerando Lajçi. Në javët e para të spektaklit, ai kishte përfunduar në listën e më pak të votuarve, por që strategjitë dhe simpatia e publikut i siguruan atij një rrugëtim të suksesshëm deri në finale.

Banori i tretë që u kualifikua në finalen e madhe të 2 shkurtit është Lumbardh Salihu, i cili gjithashtu ka qenë një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.

Ndërsa e fundit që iu përmend emri ishte konkurrentja nga Shqipëria, Shqipe Hysenaj. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo është shquar për debate të forta dhe një lojë mjaft interesante.

Jashtë finales së madhe mbetën dy çiftet Adri e Iliriana, dhe Ardi e Mirdoni, si dhe konkurrentja e eliminuar më herët gjatë mbrëmjes, Santiana Maloku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE