Mbi 9000 të mitur mund të jenë abuzuar seksualisht në Kishën Protestante në Gjermani!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 9000 të mitur mund të jenë abuzuar seksualisht në Kishën Protestante në Gjermani!

Deri në 9,355 të mitur mund të jenë abuzuar seksualisht brenda Kishës Protestante të Gjermanisë, sipas një vlerësimi të publikuar së fundmi në fillimin e një raporti të paraqitur nga studiuesit në Hanover. Sipas këtij raporti, u arrit të numëroheshin 2225 raste të abuzimit seksual, në të cilat ishin përfshirë 1259 autorë. Studiuesit nuk ishin në gjendje të studionin të gjitha dosjet. Harald Dresing, një studiues në Institutin Qendror për Shëndetin Mendor në Mannheim, vlerëson se numri i autorëve mund të jetë deri në 3500.

Raporti u hartua me kërkesë të Kishës Protestante. Në hulumtim morën pjesë ekspertë nga universitete dhe institute të ndryshme. Sipas Dresingut, Kisha Protestante në Gjermani nuk u përgjigj aq mirë sa Kisha Katolike në hetimin e abuzimit seksual të të miturve, të cilin ai megjithatë e kritikoi ashpër. Në Kishën Katolike të Gjermanisë, një studim universitar i publikuar në vitin 2018, pretendonte abuzim seksual të 3,677 fëmijëve nga anëtarët e klerit midis viteve 1946-2014. Numri aktual i viktimave besohet të jetë shumë më i lartë sepse studiuesit nuk kanë pasur akses në të gjitha të dhënat.

Së fundmi, rikujtojmë se BBC ka bërë publike dëshmi të shumta, të cilat flasin për abuzim dhe tortura nga themeluesi i një prej kishave ungjillore të krishtera më të mëdha në botë. Dhjetëra ish anëtarë të Kishës së Sinagogës së të gjitha kombeve pretendojnë se TB Joshua i ka abuzuar seksualisht dhe i ka torturuar. Akuzat për abuzim në një kompleks të fshehtë të Lagos përfshijnë një periudhë prej 20 vitesh. TB Joshua, i cili ndërroi jetë në vitin 2021, ishte një predikues i cili kishte ndjekës të shumtë. Gjetjet e BBC-së gjatë një hetimi dy-vjeçar përfshijnë dhjetëra rrëfime të dëshmitarëve okularë të dhunës fizike ose torturave të kryera nga Joshua, duke përfshirë rastet e abuzimit të fëmijëve dhe njerëzve që fshikulloheshin dhe lidheshin me zinxhirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE