“Nuk na detyron sesi flasim”, debat Juli-Ledjona: Unë them çfarë dua!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk na detyron sesi flasim”, debat Juli-Ledjona: Unë them çfarë dua!

Juli dhe Ledjona kanë debatuar me njëri-tjetrin për mënyrën e komunikimit që kjo e fundit bëri me Gazin. “Nuk të lejoj unë ty të flasësh” është fjalia që banorja e Big Brother VIP i tha Gazit, e që më pas ndezi debat. Aktori u shpreh se nuk mund të komunikosh me një person në atë lloj mënyre, pasi respekti duhet të jetë primar. Ledjona u shpreh se nuk mund ta detyrojë askush se si të flasë.

Gazi: A u fute ti në bisedë, të thashë unë gjë ik? U fut edhe kjo (Roza) në bisedë, i thashë gjë ik? Çfarë është kjo ik?

Ledjona: Shihe në ritransmetim.

Gazi: U bë biseda kur tha që jeni grup. Unë nuk jam grup me ju.

Ledjona: Po rri o Gazi. Nuk je vetëm për gallatë edhe për gjëra të tjera që duken. Ju keni reaguar për njëri-tjetrin dhe unë nuk i kam thënë kurrë Julit pse hidhesh.

Juli: Tani sapo ndodhi… Ai një shoku të tha ty se e ka thënë edhe me të tjerë se e ka ves. I thua ti ‘nuk të lejoj unë ty’.

Ledjona: Askush këtu nuk na detyron si të flasim.

Juli: Po për respekt të moshës.

Ledjona: Nuk ka moshë këtu, secili e zgjedh vetë se si do ta bëjë këtë.

Juli: Për edukatë nuk i thuhet tjetrit nuk të lejoj unë ty. Se unë këtu bëj çfarë të dua.

Ledjona: Nuk do të thotë s’ke edukatë nëse i thua nuk ta lejoj.

Juli: Është e mirë kjo s’ta lejoj?

Ledjona: Po.

Juli: Më lejon se nuk ke se çfarë më bën.

Ledjona: Po ti vazhdon edhe pse i thua nuk ta lejoj.

Juli: Atëherë ty fjala që e thua përfundon në WC. Është tjetër t’i thuash tjetrit nuk është e drejtë kjo që thua, por jo s’të lejoj unë ty.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE