OBSH jep alarmin: Spitali i fundit funksional në Gaza është në prag kolapsi!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OBSH jep alarmin: Spitali i fundit funksional në Gaza është në prag kolapsi!

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH paralajmëroi për një kolaps të një spitali në qytetin Khan Younis, për të cilin po luftohet nga forcat izraelite dhe organizata islamike palestineze Hamas.

Spitalit Nasser po i mbaron karburanti, ushqimet dhe furnizimi, shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus në platformën online X.

Qindra pacientë dhe personel spitalor kishin ikur për shkak të luftimeve dhe dërgimi i furnizimeve ishte i vështirë.

Sipas Ghebreyesus, aktualisht janë 350 pacientë e 5 mijë persona të zhvendosur në spital. Organizata e ndihmës “Médecins Sans Frontières” njoftoi se kujdesi thelbësor mjekësor në spitalin Nasser nuk ekziston më.

Këto sulme sistematike kundër kujdesit shëndetësor janë të papranueshme dhe duhet të përfundojnë tani në mënyrë që të plagosurit të marrin kujdesin që u nevojitet. I gjithë sistemi shëndetësor është bërë jofunksional.

Spitali është objekti më i madh shëndetësor në Rripin e Gazës, i cili ende funksionon. Kohët e fundit, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj në Khan Younis. Ofensiva tokësore izraelite është një reagim ndaj masakrës së 7 tetorit.

Ndërsa 27 janari 1945 shënoi ditën e çlirimit të Aushvicit nga trupat sovjetike, këtë vit, Dita e Kujtesës, me të cilën bota kujton “tmerrin e Shoah-s” përkon me zhvillimet në Lindjen e Mesme ku prej 7 tetorit të kaluar zhvillohet një luftë e ashpër mes Izraelit dhe Hamasit, grupit radikal palestinez të shpallur “terrorist” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian dhe që rreth 4 muaj më parë sulmoi jugun e Izraelit me raketa. Mbi 1 mijë e 200 vetë u vranë dhe rreth 250 u morën peng. Ndërkaq, ofensiva ushtarake izraelite në Rripin e Gazës ka vrarë mbi 25 mijë persona, shumica gra dhe fëmijë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dënoi rritjen masive të antisemitizmit në të gjithë Europën, pas sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael, më 7 tetor.

Hebrenjtë europianë po jetojnë përsërime frikë”, tha Von der Leyen përpara Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe 79-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit.

Von der Leyen i bëri thirrje Bashkimit Europian të “kujtojë 6 milion gra, burra dhe fëmijë hebrenj dhe të gjitha viktimat e tjera, mes tyre qindra mijëra romë, të vrarë gjatë Holokaustit”. Presidentja e komisionit tha se kujtimi i Holokaustit ka “marrë një kuptim të ri” pas sulmeve terroriste nga grupi militant palestinez Hamas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE