Pas Balde, tjetër lojtar i rëndësishëm dëmtohet te Barcelona! Çdo gjë po shkon si më keq për trajnerin Xavi…

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas humbjes turpëruese në Superkupën e Spanjës, zbulohet e ardhmja e trajnerit të Barcelonës…

Përvec eleminimit nga Kupa e Mbretit, Barcelona i duhet të përballet me një tjetër lajm jo të mirë. Çerekfinalja e Kupës së Mbretit ndaj Atletik Bilbaos rezultoi të ishte e mallkuar për lojtarin e Barcelonës, Alejandro Balde. Anësori i krahut të majtë u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 23-të pas një tërheqje muskulore, teksa nga ekzaminimet e fundit, rezultoi të kishte dëmtuar tendinën, duke mbyllur kështu sezonin. Kësisoj, mbrojtësi i cili është pjesë e kombëtares spanjolle, ka mbyllur sezonin duke humbur edhe Europianin. Vlen të theksohet fakti se kombëtarja iberike bën pjesë në grupin e Shqipërisë së bashku me Italinë dhe Kroacinë. 20-vjeçari Balde pritet që në ditët në vijim t’i nënshtrohet një operacioni dhe koha e rikuperimit të jetë realativisht e gjatë.

Nga ana tjetër duket se ka probleme të reja për Xavin sa i përket lëndimeve të futbollistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që Barcelona nuk është më mirë këtë edicion. Alejandro Balde u lëndua në mesjavë ndaj Athletic Bilbaos, derisa lëndim tani ka pësuar edhe kapiteni Sergi Roberto në stërvitje. “Më shumë probleme për Xavi. Kapiteni i tij Sergi Roberto ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje dhe do të jetë jashtë kundër Villarrealit”, ka shkruar gazetari Toni Juarnmarti.

Roberto do të mungojë për dy javët e ardhshme ose edhe më shumë për shkak të lëndimit të ri. Kapiteni ka qenë i pafat me lëndime këtë sezon pasi ky është dëmtimi i tij i tretë dhe deri tani ai ka humbur 11 ndeshje këtë edicion. Roberto është një lojtar që Xavi i beson jashtë stolit dhe si një rezervë në mesfushë, gjë që shpjegon pse ai ka luajtur 14 ndeshje deri më tani, pavarësisht problemeve të tij me dëmtimet. Përveç Robertos te Barcelona jashtë fushave mbetën shkaku i lëndimeve edhe Alejandro Balde, Gavi, Marcos Alonso, Inigo Martinez dhe Raphinha. Ndërkohë portieri Marc Andre Ter-Stegen është rikthyer dhe është i gatshëm ta ndihmojë Barcelonën nga kjo fundjavë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51170 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE