Shkeli rregullat për transportin e materialeve të rrezikshme, gjobitet Neuralink e Elon Musk!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkeli rregullat për transportin e materialeve të rrezikshme, gjobitet Neuralink e Elon Musk!

Kompania e implanteve të trurit të Elon Musk, Neuralink është gjobitur për shkeljen e rregullave të Departamentit të Transportit të SHBA-së në lidhje me transportin e materialeve të rrezikshme, sipas të dhënave të agjencisë federale të parë nga Reuters. Gjatë inspektimeve të objekteve të kompanisë në Teksas dhe Kaliforni në shkurt 2023, hetuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA zbuluan se kompania nuk ishte regjistruar si transportues i materialeve të rrezikshme.

Ata gjetën gjithashtu paketim të dëmtuar të mbetjeve të rrezikshme, duke përfshirë ksilenin e lëngshëm të ndezshëm. Ksyleni mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje, konfuzion, humbje të koordinimit të muskujve dhe madje edhe vdekje, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Kompania e Musk u gjobit me një total prej 2,480 dollarë, më pak se sa ishte vlerësuar fillimisht, sepse kompania pranoi të rregullonte problemet. Një zëdhënës i Administratës së Sigurisë së Gazsjellësit dhe Materialeve të Rrezikshme, agjencia e ministrisë që hetoi Neuralink, konfirmoi shkeljen dhe gjobën dhe tha se hetimi tani është mbyllur.

Rikujtojmë, se “Wall Street Journal” ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të njeriut më të pasur në botë Elon Musk, duke shkruar se prej vitesh ai abuzon me lëndë narkotike të llojeve të ndryshme. Sipas “WSJ”, prej kohësh drejtues dhe anëtarë të këshillit drejtues të kompanive të Musk janë të shqetësuar se varësia ndaj drogës përveçse mund të ketë pasoja në shëndetin e tij, mund të shkaktojë dhe probleme në asetet miliardëshe që ai zotëron. Gazeta amerikane sjell dëshmitë e disa personave të cilët deklarojnë se e kanë parë Musk duke konsumuar lëndë të ndryshme narkotike duke filluar nga marijuhana, kokaina, hashashi, LSD apo dhe ekstazi në disa festa.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49186 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE