I ftohti ‘në palcë’ gjatë mëngjesit, ja si do të jetë moti gjatë ditës

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I ftohti ‘në palcë’ gjatë mëngjesit, ja si do të jetë moti gjatë ditës

Pritet sërish rënie e vlerave Barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët por relativisht të ftohtë; por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat
më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ndërsa; orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin e vendit por mundësia për reshje është thuajse zero. Rikthehen problematikat e ngricave në akset rrugore; përgjatë zonave malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2 C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50883 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE