“Nuk ka pasur dhunë”/ Ish-bashkëshorti i Ledjonës: Nuk më njoftoi kur u fut në BBV

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk ka pasur dhunë”/ Ish-bashkëshorti i Ledjonës: Nuk më njoftoi kur u fut në BBV

Ish-bashkëshorti i Ledjonës, Jorgen Xoxi ka deklaruar se Ledjona nuk e ka njoftuar që do futej në Big Brother, e as për vendndodhjen e vajzës,

Në një intervistë në “Mos i bjer me top” në Top Channel, Xoxi ka deklaruar se reagimin e një jave më parë e bëri pasi nuk u ndje mirë që nuk u lajmërua, e as kur ‘Ledjona deklaroi se e ka rritur vajzën pa bukë’.

“Nuk më njoftoi kur do futej, ku do e linte vajzën. Nuk më erdhi mirë si vend, nuk e di me kë e ka lënë vajzën. Nuk më erdhi mirë kur tha kam rritur çupën e vetme pa bukë, pasta tha kam komunikim me bashkëshortin. Nuk ka komunikim me mua.”

Ai mohoi akuzat në rrjet ndaj tij.

“Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës, e di shumë mirë Ledjona. Kam parë shumë gjëra që fliten për mua.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE