BERZH: Shqipëria të përmirësojë tranzicionin e gjelbër, qeverisjen dhe mbështetjen për të varfërit!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BERZH: Shqipëria të përmirësojë tranzicionin e gjelbër, qeverisjen dhe mbështetjen për të varfërit!

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, prezantoi sot raportin e Tranzicionit për Shqipërinë, ku në fokus ishte mjedisi dhe rreziku i ngrohjes globale.

Edhe pse ekonomia shqiptare cilësohet si ‘elastike’ dhe u rikuperua shpejt pas pandemisë dhe ka baza të mira të tranzicionit të gjelbër, ka përsëri disa pika ku mund të përmirësohet.

“Shqipëria duhet të shtojë kapacitetet e energjisë së rinovueshme, që të jetë më pak e ekspozuar ndaj luhatjeve të energjisë. Burimet e ngrohjes dhe më e rëndësishmja rritja e eficiencës energjike janë dy rrugët më të rëndësishme për tranzicionin e gjelbër në Shqipëri”, tha Peter Tabak, ekonomist i parë për Ballkanin Perëndimor.

Ai shtoi se i gjithë rajoni duhet të ndryshojë prioritet dhe të mos ketë më në plan të parë lidhjet politike, por rritjen e aftësisë së njerëzve. Mirëqeverisja është një tjetër element ku Shqipëria dhe vendet e tjera të BP-së duhet të përmirësojnë para se të aderojnë në BE.

Alexander Plekhanov, drejtor i BERZH për tranzicionin e ekonomisë globale, tha se faktorët që do të ndihmonin Shqipërinë në uljen e varfërisë është rritja e aftësisë, trajnimeve dhe ‘rialokimit’ të profesioneve, në kuadër të tranzicionit të gjelbër. Për shtresat në nevojë, BERZH propozon indeksim vjetor të ndihmës sociale.

Po ashtu, për përfaqësuesit e saj faktori i qeverisjes është bazë për rritjen e të ardhurave. “Sa më të pasur bëhemi, aq më shumë rritet dhe qeveria”.

Përveç kushteve sociale, një tregues tjetër që lidhet me shpërndarjen të pabarabartë të të ardhurave, është aksesi i tyre me transportin dhe hapësirat e gjelbra. Shumë shqiptarë, sipas raportit jetojnë 30 minuta larg një hapësirë të gjelbër dhe ky është tregues jopozitiv.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE