“Është zero edukata jote!” Debat i ashpër mes Gracianos dhe Gazit: Lëre se na hape barkun…

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është zero edukata jote!” Debat i ashpër mes Gracianos dhe Gazit: Lëre se na hape barkun…

Gazi dhe Graciano, dy banorët e Big Brother VIP, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin, mbrëmjen e sotme. Shkak është bërë ndarja e grupeve me tetë banorë, sfidë nga Big Brother VIP për imunitet në nominime. Graciano e akuzon se Gazi nuk ka edukatë, ndërsa ky i fundit i thotë që s’ka pse të preket, sepse nuk kishte asgjë me të.

Graciano: Zero, është zero edukata jote.

Gazi: Lëri këto ti, se nuk i ha njeri këto, lëre se na hape barkun.

Graciano: Nuk i lej, kam respekt për veten time. Secili tregon edukatën e vet dhe ti bravo të qoftë për edukatën që ke.

Gazi: O shoku, ne ishim duke fol normal, ti bërë sikur u preke kot.

Graciano: Respekto bukën, jo mua.

Gazi: Ça buke? Ça pune ke ti? O shok jemi në lojë. Unë fola me grupin tim, më thanë më jep pak ujë.

Graciano: Ç’punë keni ju se ç’flasim ne me njëri-tjetrin? Unë atë dua të të ngrej nervat ty.

Gazi: Nuk më ngre nervat mua, tregon veten tënde kush je. E di që kjo loja është për zotërinjtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49303 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE