Parashikimi i motit për sot, ngrica përgjatë akseve rrugore!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për sot, ngrica përgjatë akseve rrugore!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Parashikohet prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore, mjegull e dendur/mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
-1/12
Diell

Kukës
-1/8
Diell

Lezhë
0/10
Diell

Dibër
-2/6
Diell

Durrës
2/13
Diell

Tiranë
3/12
Diell

Elbasan
0/13
Diell

Berat
-1/14
Diell

Vlorë
-1/13
Diell

Korçë
-2/6
Diell

Gjirokastër
2/13
Diell

Sarandë
5/14
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE