Supersfida e javës Vllaznia – Partizani mbyllet në barazim! Protesta për penalltinë, flet trajneri i të kuqve…

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partizani mposht 2-1 Tiranën, atmosferë elektizuese në “Air Albania”!

Orges Shehi mendon se barazimi ishte rezultati i drejtë që prodhoi fusha e lojës në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, teksa u shfaq i kënaqur me atë që pa nga skuadra e tij në këtë transfertë. Në intervistën pas ndeshjes, Shehi u shpreh duke thënë:

Futbolli ka të tre rezultatet brenda. Ne kërkuam që të dalim gjithmonë fitimtarë dhe kërkuam të ushtrojmë presion. Nuk ishim të kënaqur me barazimin, deshëm të fitonim. Futbolli ka episode, siç është rasti që barazoi Vllaznia. Në disa momente mund ta zgjidhnim më mirë, kishim punuar për thellësinë, edhe pse kundërshtarët ndryshuan krahët. Megjithatë, është një ndeshje që u mbyll në barazim dhe ky është rezultati i fushës. Deri te penalltia kishim të gjithë situatën në kontroll, mund të lexonim më mirë situatën, edhe pse ishte ndeshje e mirë. Ky është një sistem që e përdorim për herë të parë. Nuk është Mba në gjendjen optimale, kur e përdorim për herë të parë dhe ka pak kohë, është shumë për të përmirësuar, sidomos në zonat bosh ku duhet hapësirë.

Ne kemi tre qendërmbrojtës, Salin, Sotën, Janjevën dhe Prekën që po vjen dhe kjo periudhë e merkatos ka edhe pak ditë. Nuk është ajo shpëtimtarja dhe nuk kemi kërkuar lojtarë për të plotësuar numrin. Nëse gjejmë një për të tashmen e të ardhmen sipas parametrave të kërkuar, klubi do ndërhyjë se nuk po kursehet. Por në këtë periudhë është e rëndësishme që të gjejmë lojtarë që japin siguri. Por nuk është se jam në alarm për t’i kërkuar klubit.

Sa i përket penalltisë së dyshimtë të dhënë kundra Partizanit, Shehi komentoi:

E pashë penalltinë, nuk është kompetencë e imja të merrem. Pas pjesës së parë jam marrë me lojtarët që ta harrojnë atë. Loja ka një gjyqtar që vendos, ne duhet të harrojmë atë që ndodh dhe të fokusohemi te loja e jonë, kurrsesi të merremi me gjyqtarin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE