Alphonso Davies drejt Real Madridit? Futbollisti thyen heshtjen më në fund…

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Real Madrid në sulm total për Alphonso Davies, gati të japin dhe një lojtar për të…

Alphonso Davies është pa dyshim një ndër mbrojtësat e krahut të majtë më të mirë në botë. Tashmë është bërë e ditur se Real Madridi është duke planifikuar që të shkojë me të gjitha forcat për transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies. Së bashku me Kylian Mbappe, 23-vjeçari është një prej prioriteve për ekipin e Carlo Ancelottit gjatë afatit kalimtar veror dhe tashmë besohet se klubi madrilen kanë bërë hapat e parë në përpjekje për ta transferuar atë.

Davies ka thyer heshtjen e tij mes raportimeve se ai po kërkon të gjejë një rrugëdalje për t’u transferuar te Real Madridi. Futbollisti kanadez ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2025, dhe kishte pasur thashetheme se ai ka hyrë në bisedime me Real Madridin pasi siç dihet klubi madrilen tash e një kohë është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Hapa konkret thuhej se ishin bërë në këtë drejtim dhe se “Los Blancos” tashmë kishin bërë gjithçka gati për transferimin e tij sezonin e ardhshëm, sidoqoftë Davies i ka hedhur ‘në ujë’ të gjitha këto lajme. Në një intervistë për median gjermane Kicker, ai ka folur për planet e tij për të ardhmen, duke i dhënë fund polemikave.

Unë ndihem shumë i qetë këtu. Unë luaj në një ekip të jashtëzakonshëm dhe një nga klubet më të mëdha në Evropë. Unë qëndroj i fokusuar dhe gati të jap gjithçka për ekipin dhe tifozët tanë. Në 2020 askush nuk më kishte në listën e tyre të dëshirave, unë isha relativisht i panjohur dhe kam luajtur mirë. Pas asaj, pritshmëritë tek unë u rritën natyrisht. Ka shumë pak lojtar që arrijnë të luajnë mirë çdo ndeshje. Stili im ka ndryshuar paksa që atëherë, më pak driblime, më pak rrezik. Por, unë i kuptoj më mirë gjërat tani se sa e kam bërë katër vite më parë, kam më shumë eksperiencë, por jam ende i ri dhe dua të vazhdojë të mësoj dhe të përmirësohem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE