E pabesueshme, ish ylli i NBA arrestohet për armëmbajtje dhe posedim të lëndëve narkotike…

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pabesueshme, ish ylli i NBA arrestohet për armëmbajtje dhe posedim të lëndëve narkotike…

Nuk janë të pakta rastet, ku ish-sportistë të famshëm dhe të dashur për fansat, pasi tërhiqen nga karriera, kanë probleme nga më të ndryshme, probleme me alkoolin, me lëndë narkotike, abuzime etj. Ish-ylli i NBA-së është ndaluar nga policia amerikane për armëmbajtje dhe posedim lëndësh narkotike. Rajon Rondo (37 vjeç) u arrestua në Indiana për posedim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve të drogës, raportoi fillimisht zyrtari  i NBA-së, Adrian Vojnarovski. “Ai është ndaluar për kundërvajtje rrugore dhe polici ka konstatuar marihuanë. Pas kontrollit në veturë është gjetur një armë, marihuanë për përdorim personal si dhe mjete narkotike”, tha policia.

Ata e ndaluan Rondon, por ai u lirua shpejt me kusht. Të gjitha akuzat ndaj tij janë kundërvajtje. Në karrierën e tij 16-vjeçare, ai luajti për Boston, Dallas Chicago, New Orleans, Los Angeles Leakers, Atlanta, LA Clippers dhe Cleveland, që është klubi i tij i fundit. Ai është pa ekip që nga viti 2022. Ai fitoi dy herë titullin në NBA dhe katër herë mori pjesë në All-Star Game. E denoncoi edhe gruaja e tij dy vite më parë. Ai e kërcënoi se do ta vriste. Atëherë ai kishte një armë. Një situatë e ngjashme ka ndodhur përsëri vitin e kaluar, por ai rast u zgjidh në mënyrë miqësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE