Gjermania teston javën e punës me 4 ditë!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermania teston javën e punës me 4 ditë!

Gjermania ka nisur të testojë javën e punës me 4 ditë, në një kohë kur vendi është duke u përballur me vështirësi për rimëkëmbjen ekonomike. Disa kompani gjermane do t’u japin punonjësve të tyre një ditë pushim shtesë, ndërkohë që do t’u paguajnë atyre pagën e plotë.

Sindikatat kanë pohuar se të punuarit më pak do ta bënte stafin më produktiv, por edhe më të shëndetshëm dhe më të lumtur, gjë që pjesëmarrësit në këtë projekt pilot, shpresojnë që ta vërtetojnë. Një javë pune 4-ditore gjithashtu mund të rezultojë në reduktimin e mungesave të kushtueshme të punëtorëve për shkak të stresit dhe sëmundjeve të ndryshme.

Testet e mëparshme në SHBA dhe në Kanada kanë treguar se ka përfitime në javën e punës 4 ditë pasi punonjësit raportuan se ndiheshin më mirë fizikisht dhe më pak të lodhur. Rikujtojmë, se kompanitë në Republikën Domenikane po përgatiten për një program pilot gjashtëmujor që të punohet vetëm katër ditë në javë, hapi i parë i këtij lloji për vendin e Karaibeve. Nisma do të nisë në shkurt, ndërsa punonjësit do të kenë të njëjtën pagë dhe java standarde e punës u ul nga 44 orë në 36 orë.

“Kjo u jep përparësi njerëzve, përmirësimit të shëndetit, mirëqenies dhe promovimit të një produktivitet të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit”,-ka thënë ministri i Punës, Luis Miguel de Camps. Një universitet lokal ka për detyrë të analizojë rezultatet, duke përfshirë çdo ndryshim shëndetësor te punëtorët dhe marrëdhëniet midis punës dhe jetës së tyre personale. Aktualisht, punëtorët në Republikën Domenikane mund të punojnë jo më shumë se 44 orë në javë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE