Rikja i bën kërkesën e papritur Meritonit dhe Ilnisës: Mos më helmoni në dasmë, do vij me të zeza…

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikja i bën kërkesën e papritur Meritonit dhe Ilnisës: Mos më helmoni në dasmë, do vij me të zeza…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

E teksa mes Ilnisës dhe Meritonit ka patur një afrimitet gjatë këtyre javëve, duket se Ilnisa ka xhelozuar për raportin e tij të afërt edhe me Riken. Por Rikja nuk kursehet aspak me Meritonin dhe me siguri me batutat dhe ngacmimet e saj mund të themi se ‘po i hedh benzinë zjarrit’…

Rikja: Kam nevojë për një masazh.

Meriton: Do ta bëjmë.

Rikja: Për Zotin më dhemb i gjithë trupi.

Meriton: Do ta bëjmë.

Rikja: Jo, se po qan nusja pastaj. A të keqen, s’dua të qaj nusja pastaj. Do të më ftosh në dasmë? Aman mos më helmoni. Të paktën mos më helmoni.

Meritoni: O shpirti im. Vetë dasma je ti.

Rikja: Do të vi me të zeza.

Meritoni: Ti je vetë dasma, në atë moment që do të martohem unë. Ke për të ardhur aty.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE