Banorët diskutojnë për nominimet, ja kush është në rrezik sipas tyre!

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banorët diskutojnë për nominimet, ja kush është në rrezik sipas tyre!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Këtë javë nominimet janë bërë në mënyrë të fshehtë, ku banorët një nga një kanë dhënë dy emra në dhomën e rrëfimit. Përvec disa banorëve që ishin imun pvr shkak se fituan sfidën nga Vëllai i Madh, të nominuarit për këtë javë janë: Fatjoni, Meri, Juli, Ilnisa, Meritoni, Sara dhe Gabriele. Për këtë Heidi, Romeo dhe Elvisi kanë diskutuar se kush do të largohet këtë javë.

Elvisi: Juli, Ilnisa nuk dalin, Meritoni nuk ka shance

Heidi: Ku e di ti?

Romeo: Ashtu mendoj dhe un

Elvisi: Fatjoni nuk del, Gabriele e lëm me pikpyetje, Meri dhe Sara, Sara s’ka shance të dal

Flirtet e Meritonit dhe Ilnisës janë vënë re që në fillim dhe aludimet se ata do të ishin një nga çiftet e para të  krijuara në shtëpi duket se nuk ishin të gabuara. Afrimet, ledhatimet, puthjet në faqe sa vini  dhe shtoheshin, ku tashmë ata e kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin. Ama nga ana e banorëve duket se pëlqimi nga ana e Meritonit nuk është shumë i sinqertë dhe Vesa i ka drejtuar disa pyetje Ilnisës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE