Dëmtimi i Coman, Bayern Munich në sulm total për yllin hollandez…

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dëmtimi i Coman, Bayern Munich në sulm total për yllin hollandez…

Bayern Munich ka marrë një goditje të madhe në fundjavë në sfidën ndaj Augsburgut. Bavarezët fituan me rezultat 2-3, megjithatë nga kjo ndeshje kanë humbur një nga yjet e tyre më të mëdha, francezin Kingsley Coman. Sulmuesi anësor pësoi një lëndim në gjurin e tij dhe pritet t’i mungojë bavarezëve për disa muaj. Kjo ka bërë që Bayerni të përshpejtojë për afrimin e një sulmuesi anësor në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sipas ‘Sky Sport’, klubi bavarez po mendonte të afronte që në janar Bryan Zaragozas, sulmuesi spanjoll i Granadas, të cilin Bayern e ka blerë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit gjerman kontaktuan me drejtuesit e Granadës, por përgjigja ishte shumë e ftohtë: klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet tani, sepse nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm.

Tani bavarezët kanë kontaktuar Ajaxin për transferimin e sulmuesit holandez Steven Bergwijn. Anësori hollandez është në top formë ku në 22 ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. Bayerni po përshpejton që të mbyllë një marrëveshje me Ajaxin për anësorin holandez, me lojtarin që ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar gjigantit gjerman.

Nga ana tjetër, Leroy Sane, kontrata e të cilit me Bayern Munich skadon në verën e vitit 2025, duket i destinuar të largohet nga klubi bavarez, pasi kërkojnë të shmangin humbjen e tij si lojtar i lirë, duke kërkuar përfitime financiare nga largimi i tij. Në veri të Londrës, Tottenham, nën drejtimin e Ange Postecoglou, kërkon të forcojë rotacionin e tij sulmues me shpresën për të konkurruar për titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm. Leroy Sane përshtatet në mënyrë të përkryer me vizionin aktual të lojës së Tottenhamit, duke u bërë një objektiv kyç për të forcuar skuadrën drejt objektivave sezonale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE