Mes vështirësive financiare dhe sëmundjes së babait, historia prekëse e Elvisit

vovalbania January 31, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mes vështirësive financiare dhe sëmundjes së babait, historia prekëse e Elvisit

Lisi, një nga personazhet më të dashura në Big Brother VIP, preku sot të gjithë zemrat e publikut, me historinë e tij të vështirë, që ndau në linjën e tij të jetës.

Lisi tregon vështirësitë e tij financiare që e kanë shoqëruar gjithë jetën e tij, që kur ishte nxënës e deri një vit më parë, ku babai i tij nuk ishte mirë me shëndet. Për më tepër ai tregon se viti që lamë ishte i rëndë për të edhe nga ana psikologjike dhe zbuloi se arsyeja që ai hyri në Big Brother është për të rigjetur veten.

Linja e jetës së Elvisit

Jam lindur 16 gusht, 1986. Jam djali i fundit i familjes, një familje e vogël, por e lumtur. Jam rritur në një lagje e cila ka pasur një komunitet shumë të lumtur dhe si rrjedhojë dhe fëmijëria ime ka qenë e lumtur. Në pranverën e 2004-ës, për shkak të probleme të babit në biznesin e tij, filluan problemet ekonomike.

Bënim ekskursione me shkollën në Kosovë dhe Sarandë, dhe i thashë babait që nuk do shkoj, nuk e harroj atë ditë, ka qenë e martë. Babi im ka hyrë në shtëpi me 100 euro dhe 100 mijë lekë, i kishte marrë borxh për mua që mos ndahesha nga shokët. Dhe doja të kurseja sa më shumë dhe i kam kthyer 70 euro dhe 50 mijë lekë. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime, kuptova se në një familje të bashkuar arrihet çdo gjë.

Ky vit që lamë ka qenë edhe më i vështirë, babai ka pasur hemorragji të brendshme në stomak dhe e shtruam në spital. Pësoi një atak dhe prej katër ditësh qëndroi në koma, mendova se e humba, nuk e kisha menduar se do e përjetoja kështu.

Një telefonatë më dha shpresë dhe më tha që gjendja e babit u stabilizua dhe kjo ishte ndjesia më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Pas këtij momenti nuk kam pasur një gjendje të mirë psikologjie, mund edhe të kem kaluar në depresion, kisha frikë të konsultohesha me një psikolog se kisha frikë nga përgjigja që do merrja.

U futa në “big” që të ktheja Lisin që kisha humbur. Doja të gjeja veten se e kisha humb veten, frymoja kot, nuk kisha asnjë lloj motivi, asnjë lloj emocioni. Jam shpreh me disa nga banorët që edhe sikur të dal tani jam në rregull sepse e kam gjetur sërish veten time.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE