“E dimë të gjithë se me kë merresh për t’u njohur!” Romeo i kërkon emra, Erjola: Je i pari i kopshtit zoologjik

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E dimë të gjithë se me kë merresh për t’u njohur!” Romeo i kërkon emra, Erjola: Je i pari i kopshtit zoologjik

Një shaka e Lisit dhe Romes, i ktheu disa banorë kundra tyre, duke shkaktuar debate dhe sherre të rënda.

Një ndër ta ishte edhe Erjola, e cila tha se nuk e pranon dot faktin se si mund të bëhet shaka me babain e Elvisit, i cili ishte i sëmurë dhe ka qarë për të kur u fut në shtëpi.

Banorja, me tone të ashpra, iu drejtua duke i thënë se bën çdo gjë për vëmendje, ndërsa e etiketoi si të parin e kopshtit zoologjik.

Erjola: Unë kam qenë një ndër të vetmet kur ka ardhur babi i Lisit,

Romeo: Pse po e përdor, po ta thotë djali i babit (i drejtohet Lisit)

Erjola: S’kam ngel me u marrë me ty, ik se e dimë të gjithë se me kë merresh t’i për t’u njohur

Romeo: Me kë merrem unë, o yll i bukur, o zemër me kë merrem

Erjola: Mos më thuaj mua zemra

Romeo: U mërzite ti, o zemra vogël, më kë merrem unë jashtë je aq ‘bobe’ sa ta thuash?

Erjola: Mu drejto me emër mbiemër

Romeo: Zemra vogël, shpirti vogël

Erjola: Zemra vogël thuaj noj tjetri, emër mbiemër me mua. Kshu tingëllon se kshu është kur merresh me kopshtin zoologjik, po ti je kotele

Romeo: Lëre se na dha vlera, kush është i pari i kopshtit zoologjik.. luani?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE