Korçë, gjenden pa jetë nënë e bijë!

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Korçë, gjenden pa jetë nënë e bijë!

Një ngjarje e rëndë në Korçë, në lagjen 17. Nënë e bijë gjenden pa jetë brenda banesës. Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.

Nga informacionet bëhet me dije se nëna ka qenë e sëmurë dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera.

Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Njoftimi i Policisë

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE