Olti Curri ironizon hapur Arbër Hajdarin! / “Bamirësi kursin e euros di se…” – çfarë ka ndodhur mes tyre?

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olti Curri ironizon hapur Arbër Hajdarin! / “Bamirësi kursin e euros di se…” – çfarë ka ndodhur mes tyre?

Duket se “lufta” e BBV nuk po ndodh brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj dhe mes opinionistësh.

Arbër Hajdari është opinionisti i BBV për herë të tretë këtë sezon, ndërsa Olti Curri është një nga opinionistët online në Instagram, sa i përket këtij BBV.

Mirëpo, duket se ka një hatërmbetje mes opinionistëve prej disa kohësh, gjë që Olti Curri e ka shprehur edhe më herët në disa “Instagram live” që zhvillon gjatë transmetimit të ‘Prime’.

Sipas asaj që është shprehur Olti më parë, Arbër Hajdarit nuk i kanë pëlqyer komentet e tij sa i përket BBV dhe atij si opinionist, madje ka shtuar me ironi se Arbri e ka ftuar të marrë pjesë në bamirësitë e tij dhe Olti nuk ka pranuar.

Së fundmi gjatë spektaklit të BBV, Olti Curri sërish e ka ironizuar hapur Arbër Hajdarin, duke u shprehur se “bamirësi di vetëm kursin e euros me saktësi”.

“E prerë jo e prekur. Egla po i mëson kuptimin e epiteteve bamirësit (Arbrit) se nuk i dallon, vetëm kursin e euros di me saktësi.” – është shprehur Olti Curri për Arbër Hajdarin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49954 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE