“Më tha se i merrej fryma!”/ U ndje keq gjatë spektaklit, ish-banori i BBV tregon si e ndihmoi Erjolën

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më tha se i merrej fryma!”/ U ndje keq gjatë spektaklit, ish-banori i BBV tregon si e ndihmoi Erjolën

Ervin Gonxhi ishte banori i cili u eliminua javën që shkoi. Ai ka folur për momentin kur Erjola Doçi u ndje keq gjatë spektaklit të kaluar dhe ndihmën që i dha.

“Më thoshte nuk jam mirë. Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash. Ishte një citim nga Kurani. Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.

Në një gjendje të rënduar emocionale, moderatorja tha se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma.

“Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo. Ilnisa i qëndroi pranë dhe nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe. Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE