Kjo nuk duhej, Partizani vjen me dy mungesa të mëdha në supersfidën me Egnatian…

vovalbania February 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo nuk duhej, Partizani vjen me dy mungesa të mëdha në supersfidën me Egnatian…

Partizani do të presë Egnatian ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për raundin e 22-të në Superiore. Luajnë dy vendet e para me njëra-tjetrën dhe do të jetë një provë force mes dy ekipeve pretedente për të fituar titullin kampion të Kategorisë Superiore. Partizani vijoi dje me stërvitjen e radhës përgatitjet për supersfidën e javës së 22-të të shtunën ndaj Egnatias. Trajneri Shehi para startit të seancës kreu një analizë të hollësishme të kundërshtarit dhe më pas nisi zbatimi i planit në fushën e blertë, aty ku bashkë me skuadrën u stërvitën edhe Mehmeti e Bintsuka, dy lojtarë me probleme fizike. Sakaq, probleme vijon të ketë Albers Keko, i cili ende nuk ka arritur të lirohet nga plaga që i është hapur në këmbë prej këpucëve të futbollit.

Gjendja jo optimale e Mehmetit e lë Shehin në dyshime për formacionin, duke ditur që Murataj nuk do të jetë i pranishëm për shkak se ka plotësuar numrin e katër kartonëve. Këto tre mungesa pritet ta detyrojnë Shehin që të aktivizojë Redon Ismailin për herë të parë si titullar. Pjesa tjetër e formacionit nuk pritet të ndryshojë krahasuar me sfidën ndaj Vllaznisë, me dyshimin e vetëm mes Skukës dhe Mensah në majën e sulmit. Me siguri Shehi ka vulosur gjithçka tashmë përsa i perket 11-shes titullare që do të zbresë në fushë përballë Egnatias, pasditen e sotme në kryeqytet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE