‘Nxehen gjakrat’ mes banorëve, vazhdojnë debatet mes Gracianos me Julin dhe Romeon në Prime!

vovalbania February 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Nxehen gjakrat’ mes banorëve, vazhdojnë debatet mes Gracianos me Julin dhe Romeon në Prime!

Romeo dhe Lisi kanë stisur një debat që ka ndryshuar dinamikat e shtëpisë. Banorët kanë reaguar në këtë situatë dhe debatet janë shtuar mes tyre. Erjola ka qenë një nga vajzat e shtëpisë që ka reaguar, teksa është shprehur se Romeo ose flirton me vajzat, ose i bën shoqe ato.

Një tjetër banor që nuk e priti aspak mirë debatin e stisur ishte Graciano. Në prime-n e sotëm ai u shpreh si më poshtë:

“Shqetësimi im ishte aktrimi në nivelet më të larta të Romeos. Romeo e mban veten për të pastër, që është pa pikë filtri, që është babai i shtëpisë, kujdeset për të gjithë…”

Por përveç diskutimit me Romeon që vazhdoi më tej, u transmetua gjithashtu dhe një video tjetër kur teksa po qëndronin së bashku tek oborri në shtëpi një mbrëmje pas debatit me aktorin Graciano pati edhe një ‘përplasje’ me Eglën, Vesën dhe Julin. Graciano mendon se ka një aleancë në dyshen Gazi-Juli.

Juli:Nuk respektoi as mua, as Gazin. Është person negativ. Ti nuk di të shohësh. Unë quhem Juli, Gazi e ka ai… Gangsterin në shtëpi nuk e bën dot…

Graciano: Juli bëri dhe gangsterin dhe kërcënuesin. Unë nuk e kam as në eduktatë, as në natyrë…

Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari ndërhyri duke komentuar si më poshtë:

Në trurin tim Graciano nuk plotëson asnjë kusht për të qenë gangster…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49147 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE