Berat-Ballaban, kryeministri Rama: Potencial i jashtëzakonshëm ekonomik e turistik për Gjirokastrën dhe Beratin!

vovalbania February 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berat-Ballaban, kryeministri Rama: Potencial i jashtëzakonshëm ekonomik e turistik për Gjirokastrën dhe Beratin!

Ndërtimi i aksit Berat-Ballaban po vijon në lotin 3, ku deri tani kanë përfunduar 34% të punimeve.  Investimin, kryeministri Rama e cilëson “nxitës për një potencial më të madh ekonomik e turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat”.

Përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet Përmetit, Tepelenës, Memaliajt e Gjirokastrës me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me Greqinë përmes pikës doganore të “Tre Urave”.

Në rrugën e re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat.

Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë dhe iu shërben rreth 150 mijë banorëve. Vlerësohet se përfundimi i këtij projekti do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës së zonave nëpër të cilat kalon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50655 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE