Dogji një automjet për hakmarrje, pranga 41-vjeçares në Durrës/Një italian nën hetim!

vovalbania February 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dogji një automjet për hakmarrje, pranga 41-vjeçares në Durrës/Një italian nën hetim!

Një 41-vjeçare në Durrës ra në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka djegur një automjet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja Doriana Stafaj, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me vëllanë e saj, shtetasin me inicialet M.S., 35 vjeç, kanë djegur makinën e shtetasit me inicialet K.S., 42 vjeç.

Ndërkaq, motër e vëlla nuk janë ndalur me kaq, pasi kanë tentuar që t’i djegin këtij personi dhe banesën, plan që nuk mundur ta realizojnë dot. Ndërkohë, në kërkim është shpallur 35-vjeçari, ndërsa në gjendje të lirë po hetohet shtetasi italian me inicialet F.C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fiery revenge”. I vuri zjarrin automjetit të një 42-vjeçari, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçarja. Shpallet në kërkim vëllai i 41-vjeçares, pasi bashkëpunoi me të, për djegien e automjetit. Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.

Procedohet penalisht dhe një shtetas italian, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K.S., 42 vjeç, për djegien e automjetit të tij, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të djegies së mjetit.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Policia, rezultoi se djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Në këtë kuadër, u organizua operacioni policor i koduar “Fiery revenge”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrvënieje.

Sipas burimeve për Top Channel, Doriana Stafaj ka pasur një histori dashurie me 42-vjeçarin dhe pretendon se ia ka blerë ajo makinën dhe shtëpinë, por e ka lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë mirëbesimi. Pas ndarjes, nuk ka mundur t’i rikuperojë këto pasuri dhe vendosi të hakmerret pasi ndihet e mashtruar ndaj tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE