“Nuk e di a kam qenë i dashuruar”/ Deklaratat e Olsit në BBV, reagon për herë të parë Egli Tako

vovalbania February 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e di a kam qenë i dashuruar”/ Deklaratat e Olsit në BBV, reagon për herë të parë Egli Tako

Olsi Bylyku u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Mirëpo disa ditë më parë teksa ishte ende në program, ai foli për ndarjen nga Egli Tako. Olsi tha se është në dilemë nëse e ka dashuruar Eglin, apo ka pasur një pëlqim shumë të fortë për të.

“Unë sot e kësaj ditë them me vete: “A kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar?” Ndoshta ka qenë pëlqim i fortë, unë kam dashur të jem me të.

Në momentin që unë e shikoja se isha më shumë i dhënë sesa duhet, sa vinte dhe po më kalonte koha për çdo gjë tjetër duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte”, duke shtuar se pamundësia për të arritur perfeksionin, ishte arsyeja e ndarjes.

Deklaratave të Olsit i ka reaguar pak më parë Egli Tako, ish partnerja e tij. Ajo postoi një shprehje ku shkruhej: “Problemi është se njerëzit po urrehen kur janë të vërtetë dhe po duhen kur janë fallco”.

“Nuk e di a kam qenë i dashuruar”/ Deklaratat e Olsit në

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE