R10

vovalbania February 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
R10

Lindur në Tiranë më 17 nëntor 1991, R10 gjithmonë ka patur një pasion për muzikën. Pavarësisht çdo zhaneri që R10 luan, ai ka qenë më i fokusuar tek rrymat Transe, Psy – Transe e më vonë u dashurua me rrymat Melodic Techno dhe Progressive House. Karriera e tij profesionale ka nisur në vitin 2012 nëpër lokalet më të mira të Tiranës e më vonë pasionin e tij e zhvilloi duke punuar në disa radio të kryeqytetit. R10 gjithmonë ka synuar të zgjerojë zhanerat e tij në Shqipëri pasi rryma e tij nuk luhet shpesh këtu. Ai e ka profesionalizuar pasionin e tij në mënyrë autodidakte pasi Shqipëria në ato vite nuk ka qenë shumë e zhvilluar në pjesën e muzikës elektronike. Rreth vitit 2016, R10 krijoi radion e tij online ku perveç rrymave që ai pëlqen, përfshihen dhe rryma komerciale. Në vitin 2019 ai realizoi 3 festivalet më underground të rrymës elektronike, ku në të tre edicionet pati sukses. Një vit më vonë ai themeloi shtëpinë e tij diskografike të fokusuar vetëm në muzikën elektronike dhe talentet e reja ku ai i promovon nëpërmjet prodhimeve të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE