Viktima nga një sulm në një qytet të pushtuar nga Rusia në Ukrainë!

vovalbania February 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Viktima nga një sulm në një qytet të pushtuar nga Rusia në Ukrainë!

28 persona u vranë nga një sulm me artileri në një ndërtese në qytetin e uzurpuar nga Rusia, Lisiçansk, në lindje të Ukrainës. Ministria ruse për Situatat Emergjente tha se një fëmijë është në mesin e viktimave që u nxorën nga rrënojat e një ndërtese ku gjithashtu ndodhej një furrë buke e një restorant. 10 vetë arritën të mbijetonin e dolën të gjallë nga gërmadhat.

Zyrtarët në rajonin e Luhanskit dhe që është pothuajse plotësisht nën kontrollin e Rusisë, fillimisht kanë fajësuar një sulm ukrainas me dron, por më pas ndryshuan reagim e deklaruan se sulmi u krye nga artileria ukrainase.

Nuk ka qenë e mundur të vërtetohen pretendimet e tyre. Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar rreth këtij rasti.

Rusia e uzurpoi Lisiçanskun në korrik të vitit 2022, vetëm pas disa muajve luftimesh të ashpra. Pas gati dy viteve që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, fushëbeteja përgjatë vijës së frontit gati 1.200 kilometra të gjatë, e cila shtrihet nga verilindja e Ukrainës deri në rajonin jugoro-qendror Herson ka mbetur pothuajse plotësisht.

Pas një kundërofensive të pasuksesshme pranverën e kaluar, trupat ukrainase janë kthyer për t’i rindërtuar forcat dhe për ta forcuar mbrojtjen. Rusia, ndërkohë, ka vazhduar të ecë përpara në disa ofensiva të lokalizuara: pranë Kupianskut në veri dhe përreth qytetit industrial Avdivka, në jug.

Të dyja palët kanë kryer sulme me rreze të gjata veprimi këtë dimër, duke përdorur artileri, dronë dhe raketa me rreze të gjata veprimi. Ukraina e ka përdorur në mënyrë të madhe përdorimin e dronëve për t’i goditur caqet industriale brenda Rusisë.

Dje, rafineria më të madhe e naftës në qytetin Volgograd, në jug të Rusisë, u godit nga dy dronë ukrainas. Zjarrfikësit u shuan zjarrin pas disa orëve, por nuk është e qartë se çfarë dëmesh i janë shkaktuar rafinerisë, e cila është në pronësi të Lukoilit. Ajo prodhon naftë, gazë dhe karburant për avionë dhe anije.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE