“Deputetët që nuk ishin të përjashtuar nuk u ndaluan të futen në seancë”, paralajmërimi i Çuçit: Do vazhdojmë të përjashtojmë këdo që prish rendin!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Deputetët që nuk ishin të përjashtuar nuk u ndaluan të futen në seancë”, paralajmërimi i Çuçit: Do vazhdojmë të përjashtojmë këdo që prish rendin!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka paralajmëruar se maxhoranca do të vazhdojë me kërkesa përjashtimi për deputetët e opozitës që nuk lejojnë zhvillimin e seancës plenare dhe komisioneve.

Në një deklaratë për mediat pas kaosit të shkaktuar në Kuvend, Çuçi tha se në asnjë moment nuk do të pengohen deputetët e pa pa përjashtuar të futen në Kuvend, por jo si në rastin e seancës së sotme që u bën palë me deputetët e përjashtuar.

“Ky teatër duhet të marrë fund. Sot pamë një shfaqje tjetër të shëmtuar. Askush nuk i ka ndaluar dhe nuk i ndalon deputetët e pa përjashtuar të hynë në sallë, por ajo që bën sot ata, ishte shfaqja më e shëmtuar që bënë. Qëkur kanë filluar me histori, e kam pasur të qartë se nuk na ndal asgjë se jemi të mandatuar nga shqiptarët. Nëse ata nuk e kanë marrë këtë mesazh, nuk e di c bëjnë akoma. Ne do vazhdojmë kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare dhe komisionet. Askush nga deputet e pa përjashtuar nuk do të ndalohet”-tha Çuçi.

Pas përplasjes në kuvend deputetët e pozitës dhe opizitës janë larguar të qetë nga seanca plenare që u mbyll vetëm 15 minuta pas nisjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE