Dietologia: “Banorët brenda BBV duhet të konsumojnë sasi të vogla ushqimi”!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dietologia: “Banorët brenda BBV duhet të konsumojnë sasi të vogla ushqimi”!

Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.

Të ftuar në epsiodin e tretë të emisionit kanë qenë dietologia Brikena Xhixha dhe trajneri Florian Memo, të cilët folën për kombinimin e dietës dhe aktivitetit fizik.

Sipas Brikenës, dietat ne i përdorim vetëm për dobësim apo për të qenë të mirëushqyer?

Gjithmonë njerëzit më thojnë që shiko se dua të bie nga pesha, shiko se nuk kam shumë për të hequr. Të bësh regjim ushqimor nuk do të thotë domosdoshmërisht të heqësh peshë. Duhet patjetër si kënd të parë ta shohësh si një stil jetese për tu ushqyer mirë, të kuptosh se si është përgatitur një vakt, çfarë ushqimesh mund të përzihen që ato mos bëjnë ‘xing’ me njëra-tjetrën, por ta ndihmojnë njëra-tjetrën që trupi të mos marrë peshë.

Përsa i përket stërvitjes, kur shkojnë më shumë njerëzit në palestër, në dimër apo në verë? Si është frekuentimi këtë vit krahasuar me atë të viteve më parë?

Këtë vit edhe ne kemi parë një ndryshim shumë të madh. Ka filluar një kulturë. Kanë filluar të ndërgjegjësohen pak njerëzit. E kanë mbajtur veten goxha. Nuk është se kanë pasur ndonjë ndryshim nga dimri në verë. Kanë qenë konstant. Kanë filluar ta krijojnë këtë kulturën sportive, por padyshim që stërvitja pa regjimin ushqimor nuk ka vlerë.

Duke qenë se e gjithë vëmendja këto kohë është përqëndruar tek fenomeni i BBV, nuk u lë pa përmendur edhe mënyra e jetesës së banorëve brenda shtëpisë. Në gjykimin e dietologes, çfarë ushqimesh duhet të përdorin banorët që të mos shëndoshen?

Mendoj që regjimi për të të favorizuar që ti të bësh termogjenezë e të jesh më i ngopur, nuk është mendimi im por ç’është e vërteta sepse janë studime të bëra nga njerëz më të zgjuar se unë… Mungesa e aktivitetit favorizon që të jemi pak më të mbushur. Ama vaktet të kenë nga pak proteinë dhe dieta të anojë në një përqindje pakëz më të lartë nga hiper-proteinike, sepse në qoftë se ne konsumojmë makarona – makarona është një ushqim shumë i shpejtë e i rehatshëm, pa diskutim i shijshëm në fund se duhet t’i ketë ushqimi këto elementë – por favorizuese që ne të shtojmë peshë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE