Do të kthehej në “Big Brother VIP 3”?! Drini Zeqo i përgjigjet ndjekësve: “Do të shihemi…”

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të kthehej në “Big Brother VIP 3”?! Drini Zeqo i përgjigjet ndjekësve: “Do të shihemi…”

Drini Zeqo është një prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 3”, ku rrugëtimi i tij përfundoi shumë shpejt për arsye personale, të cilat e detyruan të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Një ditë më parë, gazetari i njohur ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në Instagram.

Fansat kanë qenë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth Drinit dhe “Big Brother VIP 3”. Një ndjekës i ka shkruar se nuk ka pyetje, por e dëshironte shumë që të ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nuk kam pyetje, por dua të të them se doja shumë të të shihja në atë spektakël. 

Drini i është përgjigjur ndjekësit kështu:

Gjërat ndodhin për një arsye, kështu që dua të besoj për momentin se arsyeja pse dola është më e fortë. Kush e di çfarë vjen mbrapa.

Ndërkohë i pyetur nga një fans tjetër nëse do hynte sërish në “Big Brother”, Drini iu përgjigj:

Kjo është pyetja më e shpeshtë siç edhe pritej… Por e sigurtë është që do të shihemi ‘on-air’.

Madje Drini nuk ka ngurruar të japë dhe një koment pikant përsa i përket konkurrentit më të preferuar.

Për momentin Ledionin… dhe fantazmat e Merit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48701 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE