“Inatin” Iliri e ka me Albin dhe Gracianon, i ironizon publikisht

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Inatin” Iliri e ka me Albin dhe Gracianon, i ironizon publikisht

“Vëllai i madh” ka organizuar një sfidë kërcimi për banorët e “Big Brother VIP”, të cilët i ka ndarë në dy grupe, atë të Albit dhe Gracianos.

Mirëpo edhe pse disa prej tyre mund të kenë dhënë maksimumin ndërsa disa të tjerë jo, një mendim si profesionist e ka dhënë Ilir Shaqiri.

‘Secili për 7 palë qejfe. Shikojmë këtë improvizim ku do na çojë. Po përse kokën mbrapa mo Albi, shikojnë ata se je përpara. Aha i ka humbur navigatori këtyre’- është shprehur Iliri në mënyrë ironike.

Kujtojmë se Albi u shpreh disa javë më parë se, “Iliri po diskriminon balerinët e DWTS”.

“Punët e shkundjeve dhe tundjeve. Duhet të jemi të kujdesshëm me pjesën e shprehjeve se kam vënë re një lloj diskriminimi deri diku mund ta them. Kam vënë re Ilirin që citon Dionin si monument kulture, citon Luixhinon si ekselent, pa pasur asnjë diskutim për profesionalizmin e tyre. Kjo dashje padashje krijon një lloj deprinimi tek pjesa tjetër e kastit. Unë mendoj se kjo krijon një përqasje tjetër tek VIP-at, që duke kërcyer me monumente kulture që theksohen nga juria krijohet një ide e gabuar, që ne që kërcejmë me këta monumente e kemi garën deri diku edhe të marrë. Ka një përshtypje të gabuar, unë e quaj deri diku edhe diskriminim, duhet të jemi pak më të kujdesshëm, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Unë mesa vë re ka një diçka që disa përkëdhelen, disa jo. Këtu mund të them dhe rastin e Gracianos që e shoh sikur juria nuk e do”, u shpreh Albi asokohe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51058 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE