Si do të reagonte vëllai i Ilnisës ndaj Meritonit nëse do të futej në BBV3?! Ja si përgjigjet Kevin Agolli!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si do të reagonte vëllai i Ilnisës ndaj Meritonit nëse do të futej në BBV3?! Ja si përgjigjet Kevin Agolli!

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “E diell”, Kevin Agolli, vëllai i Ilnisa Agollit është ngacmuar për marrëdhënien e motrës me Meriton Mjekiqin. Kevin është vënë në siklet nga një pyetje tepër me ‘spec’ nga moderatori Ronaldo Sharka. Ky i fundit ka drejtuar një pyetje atij:

Nëse ty të vjen një ftesë për t’u futur në “Big Brother VIP 3”, si banor a do të futeshe? Dhe nëse po, çfarë qëndrimi do të mbaje dhe a do të vështirsonte hyrja jote marrëdhënien Ilnisa-Meriton?

Ai u shpreh se kjo nuk do të ndikonte në marrëdhënien e tyre. I pyetur nëse do ta përshëndesë Meritonin nëse futet surprizë, ai tha se po:

Patjetër që po, çfarë të keqe ka të përshëndesësh një person? Është kulturë qytetare. Do përshëndesja jo vetëm Meritonin, por dhe atë që Ilnisa do kishte debate më të mëdha brenda shtëpisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Kujtojmë se, ditën e shtunë gjatë ‘prime-it’ të “Big Brother VIP 3”, ka degraduar në ofendime të rënda dhe tone të ashpra debati mes Rikes dhe Ilnisës, ku ‘molla e sherrit’ ishte Meritoni. Banori, refuzoi të mbante një anë qëndrimi, por tha se me Ilnisën po  njihet, ndërsa Riken e ka shoqe dhe të dyja duhet të respektojnë njëra tjetrën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE