Dhunonte gruan dhe e ruante me kamera më shtëp, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë!

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhunonte gruan dhe e ruante me kamera më shtëp, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë!

Pas rastit të Jetnor Zhabolit, 34-vjeçari që mbante të ngujuar familjen e tij, një tjetër ngjarje e ngjashme raportohet sërish në Tiranë.

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur dhe e monitoronte me kamera të instaluara brenda shtëpisë në Kodër Institut në Kamëz.

Policia tha se A.M., mbante mbyllur në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtrote dhunë ndaj saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Rreth 10 ditë më parë, një rast thuajse identik u zbulua në kryeqytet, ku Jetnor Zhaboli ksihte ngujuar brenda banesës familjen e tij, të cilën e monitoronte me kamera.

34-vjeçari, me profesion ekonomist, u arrestu dhe pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse ka probleme të shëndetit mendor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE